Hawaii përballet me përmbytjet më të këqija në 20 vjet
MARKETING
Mijëra njerëzve në Hawaii u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shteti amerikan pësoi përmbytjet më të këqija në dekada.
MARKETING
Kjo është stuhia e dytë e fortë që godet arkipelagun javën e fundit, duke shkaktuar dëme që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.
Më shumë se 230 persona janë shpëtuar deri më tani.
Shirat e rrëmbyeshëm vazhduan të bien në arkipelag në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Autoritetet paralajmëruan se një digë në Oahu, ishullin më të populluar të shtetit, ishte në rrezik shembjeje.
Banorëve u është kërkuar të “qëndrojnë të sigurt” dhe “ta marrin stuhinë sa më seriozisht të jetë e mundur”.
Duke folur në konferencën për shtyp, Guvernatori Josh Green tha se nuk kishte raportuar për viktima nga stuhitë dhe vlerësoi punonjësit e emergjencës që punojnë për të mbajtur njerëzit të sigurt.
Green tha se stuhia do të kishte “pasoja serioze për ne si shtet”, sepse kishte shkaktuar dëme të mëdha në aeroporte, shkolla, rrugë dhe spitale, si dhe në shtëpitë e njerëzve.
“Kjo është përmbytja më e madhe që kemi pasur në Hawaii në 20 vjet”, tha ai.

