Rritet në mbi 900 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi
Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka bërë të ditur se më shumë se 900 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë vendit që nga 2 marsi, transmeton Anadolu.
Duke cituar ministrinë, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raportoi se numri i përgjithshëm i viktimave nga 2 deri më 17 mars ka arritur në 912, ndërsa 2.221 persona janë plagosur.
Më herët, ushtria izraelite njoftoi se Divizioni i 36-të i është bashkuar operacionit që synon zgjerimin e inkursionit tokësor në jug të Libanit.
Kjo vjen një ditë pasi Izraeli njoftoi fillimin e një “operacioni tokësor” të ri në jug të Libanit, me vlerësime që tregojnë se forcat e tij kanë depërtuar tashmë midis 7 dhe 9 kilometrave në territorin libanez.
Hezbollahu nisi të shënjestrojë objektiva ushtarake izraelite më 2 mars, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban, pavarësisht armëpushimit të nëntorit të vitit 2024 dhe vrasjes në Teheran të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Izraeli e zgjeroi fushatën e tij po atë ditë me sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit dhe në zona në jug dhe lindje të Libanit.
Më 3 mars, Izraeli nisi gjithashtu një inkursion të kufizuar tokësor në jug të Libanit pasi kishte filluar një fushatë të përbashkët me SHBA-në kundër Iranit më 28 shkurt.

