(VIDEO) SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit

(VIDEO) SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit

Forcat amerikane kanë shkatërruar vendndodhjet ushtarake në ishullin Kharg, një qendër kyçe për industrinë e naftës së Iranit, sipas Presidentit Donald Trump. Kam hequr dorë nga shkatërrimi i infrastrukturës së naftës për momentin, shkroi republikani Trump në platformën Truth Social. Në të njëjtën kohë, Trump paralajmëroi se nëse Irani ose dikush tjetër përpiqet të bllokojë transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, ai do ta “rishqyrtojë menjëherë” vendimin. Trafiku përmes ngushticës, thelbësore për eksportet globale të naftës, është ndalur praktikisht nga bllokada iraniane gjatë luftës.

Ndërkohë pas sulmit në Ishullin Kharg, Irani u përgjigj duke goditur ambasadën amerikane në Irak, ku nuk raportohet se ka të lënduar. Ndër të tjera CNN raportoi ditën e djeshme se Teherani po shqyrton mundësinë e lejimit të kalimit të anijeve të naftës në Ngushticën e Hormuzin, por me kushtin që ngarkesat të tregtohen në juan kinez.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje Irani është “plotësisht i mposhtur” dhe po lutet për një “marrëveshje”, por ai nuk e dëshiron një të tillë, dy javë pasi shpërtheu lufta që i vuri flakën Lindjes së Mesme.

Ushtria iraniane ka njoftuar se do të shkatërrojë të gjitha objektet e naftës, financiare dhe energjetike të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme, në përgjigje të kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump kundër infrastrukturës së naftës së Iranit. /SHENJA/

MARKETING