Rritet bilanci i viktimave në Liban – 687 të vdekur që nga 2 marsi

Rritet bilanci i viktimave në Liban – 687 të vdekur që nga 2 marsi

Ka arritur në 687 numri i të vdekurve në Liban që nga nisja e luftimeve më 2 mars, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Libanit, transmeton BBC.

Në mesin e viktimave janë 98 fëmijë dhe 62 gra.

Zyrtarët po ashtu kanë bërë të ditur se 1774 persona janë lënduar gjatë kësaj periudhe.

Luftimet nisën pasi Hezbollahu, një grup i armatosur i mbështetur nga Irani që operon në Liban, lëshoi raketa në drejtim të Izraelit. Pas kësaj, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake ndaj Hezbollahut.

Izraeli po vazhdon me sulme ajrore të përditshme, ndërsa ka dërguar edhe trupa në jug të Libanit.

MARKETING