Për shkak të borxhit, Komuna e Strugës nuk mund ta shesë në ankand veturën Audi të Ramiz Merkos
Për shkak të një procedurë të përmbarimit për një borxh të vjetër të Komunës së Strugës, është penguar procedura për shitjen e automjetit zyrtar Audi A6, i cili duhej të vendosej në ankand më 16 mars, ndërsa paratë do të përdoreshin për blerjen e një furgoni që do të përdorej nga klubet sportive dhe qendra për fëmijë me nevoja të veçanta.
Komuna e Strugës njofton se kryetari i komunës, Mendi Qura, është në komunikim me palët e përfshira me qëllim që procesi të përfundojë në interes të qytetarëve.
Realizimi i kësaj vendimi është penguar për shkak të një procedure të përmbarimit lidhur me një borxh të trashëguar nga viti 2016 në vlerë rreth 1,4 milion denarë. Për shkak të kamatave dhe llogaritjeve që bëhen që nga viti 2018, ky borxh aktualisht arrin rreth tre milion denarë, njoftoi Komuna e Strugës.
Rasti, siç theksojnë, është edhe një tregues i gjendjes së vështirë financiare të trashëguar.
Automjeti, Audi A6, i cili u blen nga Komuna e Strugës për 67.000 euro, në kohën kur kryetar i komunës ishte Ramiz Merko, ngriti debat në publik për shkak se ishte blerë në kohën kur komuna kishte llogari të bllokuara. Kundër Merkos u zhvillua një proces gjyqësor, në të cilin gjykata në Strugë vendosi se nuk ka faj për blerjen e automjetit luksoz.
Automjeti më 16 mars duhej të nxirrej në shitje me çmim fillestar prej 1.344.636 denarësh, ose rreth 21.800 euro.

