Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese në lidhje me dekretin e Osmanit
Presidenca e Kosovës ka dorëzuar komentet e saj në Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas këshilltarit për media, Bekim Kupina, komentet u hartuan në bashkëpunim me ekspertë ligjorë me përvojë.
“Presidenca i ka dorëzuar komentet e hartuara nga ekipi ligjor i Presidentes në konsultim me një numër ekspertësh me përvojë”, ka thënë Kupina.

