Departamentin e Shtetit: Partneriteti strategjik me SHBA-të garanton stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Maqedonisë së Veriut
Zëvendëskryetari i Qeveris dhe ministër i Tramportit, Aleksandar Nikolloski ka pasur takime pune në Departamentin e Shtetit, ku u diskutua për partneritetin strategjik mes Maqedonisë dhe SHBA-së, me theks të veçantë te lidhjet politike dhe ekonomike.
Në takimin me Daniel Louton, zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën, u theksua partneriteti i fortë midis dy vendeve, i bazuar në mbështetje të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët ndaj vlerave demokratike, si dhe për krijimin e perspektivave më të mira për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, njoftoi Ministria e Transportit.
“Sot në Departamentin e Shtetit zhvillova disa takime në nivel të lartë, në të cilat biseduam për marrëdhëniet midis dy shteteve tona. SHBA-ja është partneri strategjik numër një i Maqedonisë së Veriut, një shtet që e mbështet më së shumti Maqedoninë, dhe biseduam për bashkëpunimin tonë të përbashkët ekonomik dhe politik. Mes të tjerash, u takova edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën, Daniel Louton. Gjatë takimit diskutuam për thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, si dhe për partneritetin strategjik që ndajmë, për bashkëpunimin në NATO në këto kohë sfiduese, si dhe për operacionet e përbashkëta që po udhëheqim”, deklaroi zëvendëskryeministri Nikolloski pas takimeve në Departamentin e Shtetit.

