Rreth 40 të vrarë në sulmin e SHBA-së dhe Izraelit ndaj blloqeve të banimit në kryeqytetin e Iranit

Rreth 40 të vrarë në sulmin e SHBA-së dhe Izraelit ndaj blloqeve të banimit në kryeqytetin e Iranit

SHBA-ja dhe Izraeli bombarduan blloqe banimi në kryeqytetin e Iranit vonë të hënën, duke vrarë rreth 40 persona, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim, transmeton Anadolu.

Sulmet shënjestruan një zonë pranë Sheshit Resalat në Teheran, raportoi Tasnim.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani më shumë se 1.200 persona, përfshirë liderin suprem iranian Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme të gjera, duke shënjestruar baza amerikane, objekte diplomatike dhe personel ushtarak në të gjithë rajonin, si dhe disa qytete izraelite.

MARKETING