Trump “nuk është i kënaqur” me udhëheqësin e ri suprem të Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai “nuk është i kënaqur” me Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, raportoi “New York Post”, transmeton Anadolu.
Duke folur për tabloidin, Trump gjithashtu përjashtoi çdo vendosje të afërt të forcave amerikane në objektin nëntokësor të pasurimit bërthamor të Iranit pranë Isfahan, duke thënë: “Nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk jemi aspak afër”
Mojtaba Khamenei, 56-vjeç, u bë udhëheqësi i ri suprem i Iranit gjatë fundjavës – i treti që nga revolucioni i vendit më 1979. Zyrtarët iranianë e përshkruan emërimin e tij si një hap drejt forcimit të unitetit kombëtar.
Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i mëparshëm suprem dhe babai i Mojtaba Khameneit, mbajti këtë pozicion për 37 vjet. Një sulm ajror i përbashkët SHBA-Izrael më 28 shkurt goditi shtëpinë e tij në Teheran, duke vrarë udhëheqësin 86-vjeçar.
Ndërsa refuzoi të jepte detaje për planet e tij për të trajtuar udhëheqësin e ri suprem iranian, Trump tha: “Nuk jam i kënaqur me të”.

