Një izraelit i vrarë dhe 2 të plagosur nga një raketë iraniane që goditi Izraelin qendror

Një izraelit i vrarë dhe 2 të plagosur nga një raketë iraniane që goditi Izraelin qendror

Një izraelit u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me raketa iraniane në Izraelin qendror, thanë sot mjekët izraelitë, transmeton Anadolu.

Shërbimi kombëtar i ambulancës MDA tha se tre persona u plagosën rëndë nga shrapneli (copëzat), përpara se njëri prej tyre të vdiste nga plagët e marra, sipas portalit të lajmeve “The Times of Israel”.

Tensionet rajonale u përshkallëzuan javën e kaluar kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që shënjestruan Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që janë shtëpi të aseteve ushtarake amerikane.

MARKETING