Haxhiu: Vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit befasues dhe i ngutshëm

Haxhiu: Vendimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit befasues dhe i ngutshëm

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka deklaruar se parlamenti është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth shpërndarjes së këtij institucioni.

Para mediave, ajo tha se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin, ishte befasi, transmeton Klankosova.tv.

“Vendimi i presidentes për të shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues, i ngutshëm, dhe natyrisht që si të tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Haxhiu tha se Presidenca nuk është mbi Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se nuk ekziston asnjë rrethanë që të shpërbëhet Parlamenti i vendit.

MARKETING