Kryediplomati turk diskuton me homologun e tij azerbajxhanas mbi sulmin me dron në Nakhchivan

Kryediplomati turk diskuton me homologun e tij azerbajxhanas mbi sulmin me dron në Nakhchivan

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një telefonatë me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov, diskutoi të enjten mbi sulmin ndaj Nakhchivan, enklavës autonome të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.

Burimet e Ministrisë së Jashtme turke thanë se gjatë telefonatës, u diskutua mbi sulmin që synonte Nakhchivanin.

Telefonata vjen pasi Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se enklava e saj u godit nga dronë të nisur nga Irani, ku njëri goditi ndërtesën e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar Nakhchivan, ndërsa një tjetër ra pranë një ndërtese shkolle në fshatin Shakarabad.

“Ne i dënojmë fuqimisht këto sulme me dronë të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat rezultuan në dëmtime të ndërtesës së aeroportit dhe lëndime të dy civilëve”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar ende për incidentin.

MARKETING