Rritet në mbi 72.097 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

Rritet në mbi 72.097 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

Është rritur në 72.097 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi më 10 tetor.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga tetori i vitit 2023.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë trupi i pajetë i një palestinezi dhe e 5 të plagosurve të tjerë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 630 palestinezë dhe janë plagosur 1.698 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 735 palestinezëve.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.097, ndërsa numri i të plagosurve në 171.796.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.

MARKETING