Presidenti turk dhe kancelari gjerman diskutojnë për sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, në një bisedë telefonike diskutuan për sulmet ndaj Iranit dhe përplasjet pasuese, transmeton Anadolu.
Gjatë bisedës, Erdogan theksoi se konfliktet në rajonin po ndikojnë negativisht në sigurinë rajonale dhe globale, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.
Presidenti i Turqisë gjithashtu tha se është e rëndësishme të shtohen angazhimet e fokusuara në paqe në rajon dhe të inkurajohen palët që të kthehen në tryezën e dialogut për të siguruar qetësi të qëndrueshme.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë disa udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Në përgjigje, Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe vendet rajonale të cilat janë shtëpia e aseteve amerikane.

