Rritet në 72.073 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

Rritet në 72.073 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

Është rritur në 72.073 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.

Pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në duqi më 10 tetor, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundrejt Gazës.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza u ndanë të dhënat e fundit lidhur me humbjet e jetëve të shënuara në sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga tetroi 2023 e deri më tani.

Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit në spitale janë sjellë trup i pajetë i një palestinezi dhe 8 të plagosurve të tjerë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 615 palestinezë dhe janë plagosur 1.651 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 726 palestinezëve.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 72.073, ndërsa numri i të plagosurve në 171.749.

Rikujtohet se shumë trupa kanë mbetur nën rrënoja në zona të paarritshme për ekipet e shëndetsisë dhe mbrojtjes civile.

MARKETING