Alarm në Kinë, disa rajone preken nga stuhitë e rërës

Alarm në Kinë, disa rajone preken nga stuhitë e rërës

Autoritetet kineze kanë aktivizuar një plan emergjence të “Nivelit IV” për ngjarje ekstreme të motit.

”Nga e premtja deri të dielën, disa rajone veriore mund të goditen nga erëra të forta dhe stuhi rëre”, theksoi Administrata Meteorologjike e Kinës, duke aktivizuar një plan emergjence të Nivelit IV.

Të premten, Qendra Kombëtare Meteorologjike (NMC) lëshoi ​​alarme të verdha për erëra të forta dhe stuhi rëre, së bashku me një alarm blu për një valë të ftohtë.

Sipas NMC-së, erëra të forta priten në zona të tilla si Xinjiang, Mongolia e Brendshme, Gansu, Ningxia, Qinghai, Shaanxi, si dhe në Kinën veriore, verilindje dhe Gadishullin Shandong.

Kina ka një sistem paralajmërimi për motin me katër nivele, ku e kuqja është më e ashpra, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja.

Sistemi i reagimit ndaj emergjencave gjithashtu ka katër nivele, ku Niveli I është më i ashpri.

 

MARKETING