Protesta e PD-së/ Protestuesit hedhin molotov pranë Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Protesta e PD-së/ Protestuesit hedhin molotov pranë Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Momente tensioni janë regjistruar edhe para Kuvendit, teksa protestuesit e janë përplasur me forcat e policisë që kishin rrethuar godinën.

Madje, në një moment kur kreu demokrat Sali Berisha po fliste për mediat në rrugë, pranë Parlamentit, u hodh ujë edhe mbi të.

“Është vetëm ujë, nuk ka gaz”, u dëgjua të thonte Sali Berisha, ndërkohë që njerëzit pranë tij u munduan ta mbronin duke hapur çadrat.

Më tej, Berisha theksoi: “Do qëndrojmë në fushëbetejë, po kalohet vija e kuqe”.Protesta do të vazhdojë dhe do të shënojë një stad tjetër.

Këtë përgjigje u dha gazetarëve kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa futej në selinë blu.

Kreu demokrat theksoi se ata që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.

“Jo, nuk mbyllet këtu protesta. Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar. Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë”, u shpreh Berisha./A2 CNN

MARKETING