Presidentja Osmani shpreh mirënjohje ndaj Trumpit pas takimit të Bordit të Paqes

Presidentja Osmani shpreh mirënjohje ndaj Trumpit pas takimit të Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit amerikan Donald Trump pas pjesëmarrjes në takimin inaugurures të Bordit të Paqes në Washington, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët anembanë botës në shërbim të paqes”, ka shkruar Osmani në platformën amerikane X.

“Mirënjohëse ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump për lidershipin e tij të guximshëm, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë”, ka shtuar Osmani.

MARKETING