Kurti pret me ceremoni shtetërore kryeministrin Rama në Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot me ceremoni solemne kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Rama ka mbërritur për takimin zyrtar me Kurtin, ku para hyrjes së objektit qeveritar ishte shtruar tepihu i kuq, ndërsa një gardë nderi e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte pozicionuar në anë të hyrjes për pritjen protokollare.
Gjatë ditës, kryeministri i Shqipërisë është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të agjendës së vizitës së tij zyrtare në Prishtinë.

