Këshilli i Prokurorëve më 17 shkurt do të japë mendim për kandidatët e paraqitur për kryeprokuror të ri
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka caktuar mbledhje për më 17 shkurt, në të cilën do të japë mendim për kandidatët e paraqitur për kryeprokuror të ri.
Sipas ligjit, Këshilli duhet brenda 15 ditëve t’i dërgojë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit një nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv.
Edhe pse shërbimi për shtyp i Kuvendit nuk i ka zbuluar emrat e kandidatëve, disa prej tyre e kanë konfirmuar vetë pjesëmarrjen.
Bëhet fjalë për ushtruesen e detyrës së Prokurores së Përgjithshme, Anita Topollova-Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësin e Gjykatës Penale, Nenad Savevski, ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, si dhe prokuroren e Prokurorisë së Shkupit, Lidija Raiçeviq.

