Policia gjen granata dore dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në veri

Policia gjen granata dore dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në veri

Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë gjetur granata dore dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në Komunën e Zubin Potokut, në veri të vendit, transmeton Anadolu.

Policia njofton se gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina Zubin, ka mjete të dyshuara ilegale.

Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: 6 granata dore, 1 bluzë dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt”, njofton Policia.

Gjithashtu bëhet e ditur se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

MARKETING