Dosja Epstein, Starmer reagon sërish: Nuk do ta braktis mandatin që më është dhënë
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar sërish se nuk do ta braktisë kurrë angazhimin e tij për të mbështetur qytetarët dhe se nuk do të shmanget kurrë nga mandati që i është dhënë.
Në deklaratat e tij të para para kamerave, pas njëzet e katër orësh të vështira për të, pas marrëdhënies Mandelson-Epstein që po shkakton tronditje në qeverinë britanike, udhëheqësi i Partisë Laburiste në nota ‘humori’ tha se ka qenë një javë e ngjeshur për të.
Kur u pyet nga gazetarët nëse do të drejtonte Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri u përgjigj: “Po, do ta bëj. Kam pasur pesë vjet për të sjellë ndryshime. Kam ndërmend të plakem duke bërë atë për të cilën u zgjodha, që është të sjell atë ndryshim.”

