Milano-Cortina 2026, jepen medaljet e para në Lojërat Olimpike Dimërore
Jepen medaljet e para në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Dhe kjo ndodhi në Skitë Alpine në displinën e Zbritjes së Lirë për meshkuj ku ai që triumfoi ishte Franjo Von Allmen i cili fitoi medaljen e artë dhe për të ky është titulli i parë olimpik duke lënë pas dy skiatorët italiane Giovanni Franzoni dhe Dominik Paris.
Në garën e zhvilluar në Bormio, Von Allmen e dominoi garën duke e bërë diferencën në sektorin e mesëm dhe të fundit të garës duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 51 sekonda e 61 të qintat me zviceranin që kështu u bë i pari sportist që shpallet kampion olimpik në Milano-Cortina. Në vendin e dytë u rendit Giovanni Franzoni me 20 të qintat më shumë se Von Allmen, ndërkohë që podiumi plotësohet nga skiatoriu tjetër italian Dominik Paris që u rendit në vendin e tretë me 50 të qintat më shumë se zvicerani, me Italinë që në këtë mënyrë merr 2 medaljet e para të arta olimpike.
Suprizë në këtë garë është mbetja jashtë podiumit e favoritit kryesor Marco Odermatt që po dominon Kupën e Botës me këtë të fundit u detyrua të kënaqej me vendin e katërt me një kohë 70 të qintat më të larta se kampioni Olimpik.
Kujtojmë se delegacioni shqiptar në Lojërat Olimpike të Milano Cortina do të nisë garimin në 11 shkurt kur Denni Xhepa do të zbresë në pistë në disiplinën e SuperG në Skitë Alpine.

