Turqia dënon sulmin terrorist në Nigeri që vrau të paktën 170 persona
Turqia ka dënuar me forcë një sulm terrorist në shtetin Kwara të Nigerisë që rezultoi në humbjen e të paktën 170 jetëve, transmeton Anadolu.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e jetëve të shkaktuara nga sulmi terrorist që ndodhi në shtetin Kwara të Nigerisë”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në platformën sociale amerikane X.
Ministria turke u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit të Nigerisë, duke riafirmuar solidaritetin e Turqisë me vendin.
“Turqia do të vazhdojë të mbështesë Nigerinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shtoi ajo.
Të martën, grupe të armatosura sulmuan shtetin Kwara në Nigeri, duke vrarë të paktën 170 persona.
Shteti Këara, veçanërisht komunitetet pranë zonave pyjore, në muajt e fundit ka përjetuar kërcënime në rritje të sigurisë të lidhura me banditizëm, rrëmbime dhe flukse të grupeve të armatosura që ikin nga operacionet ushtarake në shtetet fqinje veriperëndimore dhe veriore.

