Vazhdon rënia e Bitcoin-it

Vazhdon rënia e Bitcoin-it

Bitcoin ka vijuar rënien e fortë, duke zbritur nën nivelin e 71 mijë dollarëve dhe duke humbur rreth 20 për qind të vlerës që nga fillimi i vitit 2026.

Vetëm gjatë së enjtes, kriptomonedha më e madhe në botë ra mbi 7 për qind.

Rënia ka fshirë të gjitha fitimet e regjistruara pas rizgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, kur pritshmëritë për lehtësim të rregullimit të tregut kripto kishin nxitur rritje të ndjeshme të çmimeve, raporton “Al Jazeera”, transmeton Klankosova.tv.

Megjithëse Bitcoin kishte arritur rekord historik mbi 127 mijë dollarë në tetor, pasiguria rreth rregullimit ligjor në ShBA dhe bllokimi i një projektligji për kriptomonedhat në Senat kanë shtuar presionin mbi tregun.

Humbje janë shënuar edhe në tregjet globale të aksioneve dhe mallrave, duke reflektuar një rritje të pasigurisë tek investitorët.

MARKETING