Bie çmimi i arit
Çmimi i arit ka rënë nga një rekord prej 5,600 dollarësh në 4,770 dollarë për ons. Kjo është rënia më e madhe në përqindje e çmimit që nga marsi i vitit 1980.
Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Ndërsa, argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve të çmuara filluan të binin. Deri të premten në mbrëmje, ari tashmë kushtonte 470 dollarë për ons.
Ari mund të jetë i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm. Megjithatë, çmimet janë shumë më të larta se një vit më parë, raportoi të dielën “Euroneës”.
Çfarë po shkakton rritjen e çmimeve të arit dhe argjendit?
Shumë gjëra varen nga pasiguria. Interesi për blerjen e arit – dhe metaleve të tjera të çmuara si argjendi – po rritet në kohë të trazuara.
Çmimet e arit u rritën ndjeshëm në mbarë botën në kulmin e pandemisë COVID-19 dhe mes luftërave dhe trazirave të vazhdueshme të shkaktuara nga tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Të dhënat e fundit përkuan me përshkallëzimin e tensioneve gjeopolitike në Venezuelë dhe Iran, thirrjet e përsëritura të Trumpit për marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja dhe qëndrimin e tij gjithnjë e më agresiv ndaj aleatëve të Amerikës.

