Presidenti i Turqisë Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Trump

Presidenti i Turqisë Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Trump

MARKETING

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike midis Presidentit Erdogan dhe Presidentit Trump u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA, situata e fundit në Siri, punimet e Bordit të Paqes për Gazën, marrëdhëniet tregtare, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdogan gjatë bisedës theksoi se do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të zhvilluar bashkëpunimin mes Turqisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se avancimi i marrëdhënieve në çdo fushë është në interesin e përbashkët të të dy vendeve.

Gjatë bisedës, Erdogan theksoi se Turqia i kushton rëndësi të madhe armëpushimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes së integrimit në Sirinë fqinje, duke shtuar se procesi po ndiqet nga afër në koordinim me autoritetet e SHBA-së dhe të Sirisë.

Presidenti Erdogan gjithashtu shprehu dëshirën që Bordi i Paqes për Gazën të realizojë punë të dobishme, duke theksuar besimin se me përfundimin e katastrofës humanitare në Gaza dhe rindërtimin e Gazës do të hapet rruga për paqe të qëndrueshme në rajon.

MARKETING