SHBA, rrëzohet një avion privat me 8 persona në bord

SHBA, rrëzohet një avion privat me 8 persona në bord

Një avion privat që mbante 8 persona u rrëzua të dielën vonë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangorit në shtetin verilindor të SHBA-së, Maine, transmeton Anadolu.

“Një Bombardier Challenger 600 u rrëzua ndërsa po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bangorit në Maine rreth orës 19:45 sipas kohës lokale të dielën. Tetë persona ishin në bord. FAA (Administrata Federale e Aviacionit) dhe NTSB (Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit) do të hetojnë”, njoftoi FAA në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Incidenti është nën hetim dhe se ekipet e ndihmës së shpejtë janë në vendngjarje. Shkalla e lëndimeve të pasagjerëve është aktualisht e panjohur.

CNN duke cituar një audio të kontrollit të trafikut ajror, raportoi se një pilot mori leje për ngritje në pistën 33 të Bangorit përpara se të ndalej papritur i gjithë trafiku, me kontrollorët që raportuan se një avion pasagjerësh ishte rrëzuar, duke çuar në mbylljen e aeroportit dhe mbërritjen e automjeteve të emergjencës.

Thuhet se avioni është i regjistruar në emër të një kompanie me seli në Houston.

MARKETING