Spiropali: Presidenti Erdogan, mik i besuar i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar

Spiropali: Presidenti Erdogan, mik i besuar i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Turqia luan një rol “të palëkundur” në avancimin e paqes, sigurisë dhe ekuilibrit strategjik në Ballkanin Perëndimor, transmeton Anadolu.

Spiropali u prit të premten në Stamboll nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes në Ballkan, ku morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.

Në një postim në rrjetin social amerikan X të dielën, Spiropali tha se ishte e nderuar nga pritja nga ana e presidentit Erdogan, të cilin e ajo e quajti “mik i besuar dhe i vlerësuar i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar”.

“Shpreha vlerësimin tim të thellë për rolin e palëkundur të Turqisë në avancimin e paqes, sigurisë dhe ekuilibrit strategjik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.

Spiropali ka thënë më tej se marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Turqisë është e rrënjosur në historinë e përbashkët, respektin e ndërsjellë dhe besimin e qëndrueshëm midis dy popujve.

“Sot, kjo reflektohet në një partneritet të gjallë dhe me vizion, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta vazhdojnë të forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në gjithë rajonin”, ka deklaruar kryediplomatja shqiptare.

Të premten, ministrat e jashtëm të Ballkanit morën pjesë në Platformën e Paqes në Ballkan, në mikpritje të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan. Në vijim të takimeve, përfaqësuesit e rajonit u pritën edhe nga presidenti Erdogan.

MARKETING