Tre të mitur rrahin brutalisht një bashkëmoshatar në Tetovë, përfundon në spital!

Tre të mitur rrahin brutalisht një bashkëmoshatar në Tetovë, përfundon në spital!

MARKETING

Më datë 24.01.2026 në orën 22:30 në Qendrën Urgjente në Tetovë, V.T. (43) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 21:00 në rr. “Jovan Onçevski”, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht. Sipas denoncimit, derisa i mituri po lëvizte me një shokun e tij, tre të mitur të tjerë nga Tetova dhe fshati Falishë e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit në prani të prindërve dhe punonjësve socialë.

MARKETING