Londra ‘ndërron mendje’: Më mirë me BE-në, se me SHBA-në

Londra ‘ndërron mendje’: Më mirë me BE-në, se me SHBA-në

“Europa është kthyer”, shkruhet në kopertinën e New Statesman, e përjavshmja e njohur e së majtës britanike.

Dhe në fakt, sipas Corriere della Serës, rikthimi i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian do të jetë tema politike dominuese në Londër gjatë këtij viti, saktësisht dhjetë vjet pas referendumit që vulosi Brexit-in.

Një diskutim i tillë kishte nisur prej muajsh, por ka pësuar një përshpejtim të papritur në vazhdën e lëvizjeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump. Edhe pse kryeministri britanik Keir Starmer, së bashku me liderë të tjerë europianë arritën ta davarisnin tensionin e krijuar me pretendimet e Trumpt për aneksimin e ishullit, në Londër ekziston një ndjesi se dicka është thyer në marrëdhënien transatlantike.

Akoma edhe më shumë i hodhën benzinë zjarrit komentet e kreut të shtetit amerikan i cili e quajti një budallallëk kthimin e ishujve Chagos Mauritiusit nga ana e  Britanisë së Madhe, si dhe minimizimin e sakfircave dhe gjakut të derdhur nga trupat britanike në Afganistan. Londra zyrtare vazhdimisht e ka përsëritur se nuk kishte asnjë qëllim të zgjidhte mes Amerikës dhe Europës dhe se donte t’i kultivonte të dyja marrëdhëniet.

Por tani, vazhdon shkrimi, era duket se po fryn më shumë në drejtimin e BE-së, teksa unioni po konsiderohet më i besueshëm sesa SHBA. Debati është hapur tashmë edhe brenda Partisë Laburiste dhe vetë Starmer ka deklaruar se synon një “përafrim gjithnjë e më të madh me tregun e Bashkimit Europian.

Kjo kthesë duket merr parasysh edhe faktin që në opinionin publik, gjykimi për Brexit-in tashmë është konsoliduar dhe shumica sot, e konsideron një gabim vendimin për shkëputje nga BE-ja, edhe pse kjo nuk nënkupton se do të votonin për nje rikthim të drejtpërdrejtë në radhët e bllokut.

 

MARKETING