Gjermania dëbon zyrtarin e ambasadës ruse për shkak të akuzave për spiunazh

Gjermania dëbon zyrtarin e ambasadës ruse për shkak të akuzave për spiunazh

Gjermania thirri sot ambasadorin e Rusisë dhe dëboi një anëtar të stafit të ambasadës ruse të akuzuar për spiunazh mes tensioneve në rritje midis Berlinit dhe Moskës, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme gjermane njoftoi vendimin në një deklaratë, duke theksuar se Berlini nuk do të tolerojë spiunazhin në tokën gjermane, veçanërisht nga oficerët e inteligjencës që veprojnë nën mbulesë diplomatike.

“Ne kemi thirrur sot ambasadorin rus në Ministrinë e Jashtme dhe e kemi informuar atë se individi që spiunoi në emër të Rusisë do të dëbohet”, tha ministria pa ofruar detaje të mëtejshme rreth incidentit.

Dëbimi vjen pas arrestimit të së mërkurës të një gruaje gjermano-ukrainase në Berlin, të cilën prokurorët pretendojnë se kishte mbledhur informacione të ndjeshme mbi dërgesat e armëve në Ukrainë.

Prokurorët federalë thanë se Ilona W. dyshohej se vepronte në emër të një shërbimi të inteligjencës së huaj, duke mbajtur kontakt me një operativ të inteligjencës në Ambasadën Ruse në Berlin të paktën që nga nëntori 2023.

“Në disa raste, e akuzuara i ka dhënë atij informacione në lidhje me luftën midis Federatës Ruse dhe Ukrainës”, tha Zyra e Prokurorit Federal në një deklaratë.

Gjithashtu thuhet se “Ajo mblodhi informacione mbi pjesëmarrësit në ngjarje politike të profilit të lartë, mbi vendndodhjet e prodhuesve të armëve, testet e dronëve dhe dërgesat e planifikuara të dronëve në Ukrainë”.

MARKETING