Dy të vdekur nga përmbytjet e rënda në Greqi
Dy persona humbën jetën të mërkurën në Greqi, pasi reshjet e rrëmbyeshme të shiut, erërat me forcë stuhie dhe reshjet e borës goditën pjesën më të madhe të vendit, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës “Kathimerini”, një grua 56-vjeçare humbi jetën në jug të Athinës pasi u godit nga një automjet që ishte rrëmbyer nga ujërat e përmbytjes.
Më herët, një oficer 53-vjeçar i rojes bregdetare vdiq gjithashtu pasi u rrëmbye nga një dallgë e fortë në pjesën lindore të Peloponezit.
Greqia është përfshirë nga reshje intensive shiu, stuhi, erëra të forta dhe reshje bore që nga mëngjesi i së mërkurës ndërsa situata ekstreme e motit pritet të vazhdojë edhe sot.
Gjashtë rajone janë vendosur në gjendje mobilizimi ndërsa disa banesa janë evakuuar në të gjithë vendin si masë paraprake.

