Kosovë, policia konfiskon uniforma me simbole të Serbisë dhe maska ushtarake në Leposaviq
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar fishekë, çanta e maskë ushtarake, uniformë me simbole të Serbisë, 140 kapsula për fishekë dhe gëzhoja të fishekëve në Komunën e Leposaviqit, transmeton Anadolu.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se pjesëtarët policorë fillimisht gjatë patrullimit në rrugë kanë hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë, më pas, gjatë kontrollit në tri shtëpi të pabanuara ka gjetur provat materiale.
“Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve”, thuhet në njoftim.

