Maqedonia fiton fitoren e parë në Europian, mposht Rumaninë
Përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Rumanisë me rezultat 24-23 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian të hendbollit. Me këtë fitore, Maqedonia mbetet ende teorikisht në garë për kualifikim në fazën kryesore, por i duhet një fitore shumë e thellë e Danimarkës ndaj Portugalisë për t’u renditur në vendin e dytë dhe për t’u kualifikuar në TOP 12, raporton SHENJA.
Maqedonia e nisi mirë ndeshjen dhe në pushim kryesonte 13-9. Në pjesën e dytë, Rumania arriti të barazojë 22-22 në minutat e fundit, por Maqedonia shënoi golin e fitores në sekondat e fundit dhe triumfoi 24-23.
Kapiteni Kuzmanovski ishte më i miri me nëntë gola, ndërsa Kosteski realizoi katër. /SHENJA/

