Europiani i Hendbollit: Maqedonia synon fitoren ndaj Rumanisë
Sot Maqedonia e Veriut do të përballet me Rumaninë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Europian të hendbollit. Një fitore siguron vendin e tretë dhe një balotazh për Kampionatin Botëror 2027, madje edhe mundësinë për të qenë në vazon e parë në shortin e mëtejshëm. Një fitore bindëse, së bashku me një sukses të Danimarkës ndaj Portugalisë, mund të japë edhe kalimin në raundin kryesor të turneut. Në program janë edhe ndeshjet Slloveni – Ishujt Faroe dhe Zvicër – Mali i Zi. Vetëm Mal i Zi është eliminuar, ndërsa Sllovenia siguroi kualifikimin. Në Kristianstad, Polonia dhe Italia përballen për vendin e tretë, ndërsa Hungaria dhe Islanda luftojnë për vendin e parë. /SHENJA/

