(VIDEO) Protesta, Grenlanda nuk është në shitje!

(VIDEO) Protesta, Grenlanda nuk është në shitje!

“Shteti ynë nuk është në shtije… ne nuk duam të bëhemi amerikanë”

Mijëra qytetarë danez dhe grenlandezë marshuan të shtutën në shenjë proteste kundër kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e kontrollit të Grenlandës. Protestuesit që u mblodhën në Kopeenhagë, kryeqytetin e Danimarkës, shkuan drejt drejt konsullatës amerikane, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur “Groenlanda nuk është në shitje”. Grenlandezët u mblodhën në protestë në kryeqytetin e tyre Nuuk, nën sloganet “Groenlanda u përket groenlandezëve” dhe “Larg duart nga Groenlanda”. Ndërkaq, protestave iu bashkua edhe kryeministri i Groenlandës, Jens‑Frederik Nielsen.

Qëllimi është “të dërgohet një mesazh i qartë dhe i përbashkët respekti për demokracinë e Groenlandës dhe të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në faqen e internetit të Uagut, shoqatë e groenlandezëve në Danimarkë.

Protesta u zhvillua në të njëjtën ditë kur Trump njoftoi vendosjen e një tarife 10% ndaj tetë vendeve evropiane nga muaji shkurt, si reagim ndaj kundërshtimit të tyre për kontrollin amerikan mbi Groenlandën. Trump njoftoi se, një taksë prej 10% do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti dhe potencialisht do të rritet në 25% më 1 qershor, duke prekur Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën.

Pas këtyre kërcënimeve BE-ja ka thirrur një takim urgjent që do mbahet në orët e pasditës së sotme, për të diskutuar se si do të përgjigjet. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, deklaroi se BE-ja mbron fuqimisht të drejtën ndërkombëtare. “Aktualisht po koordinoj një përgjigje të përbashkët nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për këtë çështje”, tha ai.

Trump theksoi se taksat e importit do të mbeten në fuqi derisa “të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Grenlandës” nga SHBA-të. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha se vendosja e tarifave “ndaj aleatëve për ndjekjen e sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s është krejtësisht e gabuar”, ndërsa Emmanuel Macron i Francës e quan kërcënimin “të papranueshëm”.

Vitet e fundit ka pasur një interes gjithnjë e më të madh për burimet natyrore të Groenlandës, përfshirë mineralet e rralla të tokës, uraniumin dhe hekurin. Ajo mund të ketë gjithashtu rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi. Këto burime më parë kanë qenë të bllokuara për shkak të klimës së ashpër arktike, por shkrirja e akullit ka hapur rrugë të reja detare, të cilat mund t’i bëjnë minierat dhe peshkimin më të lehta.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING