QMK: Në disa vendbanime ka pasur përmbytje, por gjendja aktuale është stabile dhe nën kontroll

QMK: Në disa vendbanime ka pasur përmbytje, por gjendja aktuale është stabile dhe nën kontroll

Për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Boishka, në rrugën lokale drejt fshatit Mrenogë, qarkullimi është i ndërprerë.

NP “Komunalec” po intervenon në vendbanimin Murgashevë me zgjerimin e shtratit të lumit. Është raportuar dalje e lumit nga shtrati në fshatin Obednik dhe ndërmjet fshatrave Obednik dhe Smilevë. Situata po ndiqet nga QMK dhe pushteti lokal i Demir Hisarit.

Në Prespë janë përmbytur toka bujqësore, oborre, shtëpi dhe magazina. Niveli i Lumit të Madh është rritur. NP dhe pushteti lokal po intervenojnë me pompa dhe mekanizëm ndërtimor për largimin e ujit dhe pastrimin e zonave të rrezikuara. Njësia e zjarrfikësve Prespë po merr pjesë në pompimin e ujit nga bodrumet.

Në Krushevë, uji i pijshëm është i turbullt dhe rekomandohet zierja e tij. Lumi Crna ka nivel të rritur, por të qëndrueshëm. NP “Komuna” po përforcon digat mbrojtëse. Situata e Lumit të Krushevës po ndiqet në koordinim me Komunën e Krivogashtanit.

“Në Dollnen në fshatin Lazhanë është raportuar dëmtim në oborr dhe në katin përdhes të një shtëpie. Në fshatin Peshtalevë ka përmbytje për shkak të kanaleve të papastruara. Është intervenuar me mekanizëm ndërtimor”, thonë në QMK.

Në Ohër Lumi Sushica ka dalë nga shtrati në disa lokacione, me përmbytje të oborreve dhe bodrumeve. Shtabi i krizës dhe NP Komunalec Ohër po intervenojnë me mekanizëm, ngritje digash dhe zgjerim të shtratit të lumit. Te fshati Vapilë, lumi Daljan po dëmton rrugën nën urë dhe po kryhen punime mbrojtëse. Është evidentuar edhe një rrëshqitje dheu në Leskoec – Skrebatno.

MARKETING