Berisha: Opozita do të protestojë më 24 janar
Opozita në Shqipëri do të protestojë më 24 janar. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Sipas tij kryeministri Edi Rama do keqpërdorë të gjithë pushtetin, prandaj sipas Berishës qytetarët shqiptarë duhet të dalin në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.
“Thirrëm një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm me shoqërinë civile dhe forcat politike. Në emër tuaj, unë u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të fushave të ndryshme, të cilat pavarësisht nga pavarësia e tyre në kuptimin politik, pa asnjë afilacion partiak, por erdhën aty se të gjithë ata janë kundër të keqes që po përjeton vendin. Aty u bashkuam kundër një të keqe të përbashkët dhe aty erdhën të gjithë ata që besojnë se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi. Ishte një akt i guximshëm qytetar i tyre, i përgjegjshëm i tyre. Dhe unë i siguroj se ne do bëjmë gjithçka për të vazhduar me ta dialogun, për të dëgjuar zërin e tyre, këshillat e tyre dhe për të vepruar bashkërisht kundër kësaj të keqe. Ftoj individë, organizata, forca politike të tjera që nuk ishin dje aty të bashkohen me këtë front si rruga më e sigurtë për të luftuar kundër kësaj të keqe.”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

