Trump deklaron se SHBA-ja ka marrë kontrollin e Venezuelës pas operacionit ushtarak

Trump deklaron se SHBA-ja ka marrë kontrollin e Venezuelës pas operacionit ushtarak
WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se SHBA-ja është “në krye” të Venezuelës, pas operacionit ushtarak të së shtunës, ku u kap lideri i saj dhe gruaja e tij dhe u dërguan në SHBA ku po përballen më akuza për krime.

“Po merremi me njerëzit që sapo u betuan. Mos më pyetni se kush është në krye sepse do t’ju jap një përgjigje dhe do të jetë shumë e diskutueshme”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One kur u pyet nëse kishte folur me zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez, e cila u emërua nga gjykata e lartë e Venezuelës të shtunën si presidente e përkohshme e vendit.

Kur u pyet se çfarë donte të thoshte, ai u përgjigj: “Ne jemi përgjegjës.”

“Ne kemi nevojë për akses të plotë. Ne kemi nevojë për akses në naftë dhe në gjëra të tjera në vendin e tyre që na lejojnë të rindërtojmë vendin e tyre”, tha ai kur u pyet se çfarë i duhet nga Rodriguez.

Ai kërcënoi se Rodriguez “do të përballet me një situatë ndoshta më të keqe se Maduro” nëse nuk bashkëpunon me SHBA-në.

Trump tha se kompanitë e mëdha të naftës amerikane do të silleshin për të rindërtuar infrastrukturën e Venezuelës, duke thënë se ato do të investonin miliarda dollarë pa financim nga qeveria amerikane.

Maduro i ka mohuar akuzat dhe zyrtarët në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, kanë bërë thirrje për lirimin e çiftit.

MARKETING