Erdogan: Eksportet e Turqisë në vitin 2025 arritën një rekord prej 396 miliardë dollarësh
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se eksportet e mallrave dhe shërbimeve nga Turqia arritën një nivel rekord prej 396 miliardë dollarësh në vitin 2025, raporton Anadolu.
“Turqia është bërë qendra e katërt më e madhe e prodhimit në Evropë dhe e 12-ta në botë, duke prodhuar 1.5 milionë automjete në vit dhe duke eksportuar mbi 41 miliardë dollarë në automobila”, tha Erdogan në një aktivitet në Stamboll.

