Ndahet nga jeta Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës
Ka ndërruar jetë politikani kosovar Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat e njohura të skenës politike të pasluftës.
Daci ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, në vitin 2006, ka shërbyer edhe si President në detyrë i Kosovës.
Ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) dhe ka mbetur aktiv në jetën politike edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryeparlamentar.

