Privohet nga liria 43 vjeçari nga Gostivari, policia i gjeti 9095 copë mjete piroteknike
Më 27.12.2025 në orën 22:50 në Gostivar, oficerët e Stacionit Policor të Gostivarit e privuan nga liria A.K. (43) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë” sipas nenit 396 të Kodit Penal.
“Gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, në bagazhin e automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan 9095 copë mjete të ndryshme piroteknike”, njoftojnë nga MPB.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

