(VIDEO) Kandidatët në katër komuna kërkojnë besimin e qytetarëve
Kandidatët që konkurojnë për zgjedhjet e përsëritura lokale në 4 komuna , ja nisën garës për të parin e komunës. Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta në hapjen e shtabit zgjedhor e falenderoi VLEN-in që e kanë mbështetur kandidimin e tij për siç tha ai, ta shpëtuar Gostivarin nga shkatërrimi dhe vjedhja.
Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për Gostivarin
“Me ardhjen time bashkë me koalicionin VLEN dhe me partnerët qeveritar besoj se do ti tejkalojmë këto probleme dhe qyteti jonë do të marrë një pamje tjetër. Unë kam vizituar fshatra, lagje, gjithë qytetarët janë të zhgënjyer dhe janë të mllefosur, të revoltuar dhe të gjithë më falenderohen më thonë shiqyr që pranove”.
Kandidati i AKI-së për Gostivarin, Valbon Limani duke i falenderuar qytetarët që e kanë mbështetur në raundin parë, u kërkon që këtë herë ta konfirmojnë mbështetjen për të.
Valbon Limani, kandidat i AKI-së për Gostivarin
“Personalisht nuk besoj fort tek premtimet e fushatave se ndodh ndonjëherë të mos mbahen, ndaj edhe vetë ato që bëmë ishin aq sa vërtetë mundemi dhe vërtetë do të bëhen. Aq sa kemi vizion do ta shëndërrojmë jetën tonë dhe qytetin tonë për më mirë. Ne fituam në raundin e parë. Në këtë raund të përsëritur kërkoj sërisht konfirmimin tuaj”.
Edhe në Vrapçisht u hapën shtabet zgjedhore, për zgjedhjet e përsëritura. Kandidati i AKI-së në Vrapçisht Isen Shabani mandatin e ri e kërkon duke u bazuar në punët që thotë si se i ka bërë gjatë kohës së tij në krye të komunës.
Sinkron: Isen Shabani, kandidat i AKI-së në Vrapçisht
“Kërkoj mandat sipas punëve si kryetar, punët që i kemi bërë nëpër shkolla duke qenë më primare për gjeneratat tona të cilat ata do të na pasojnë neve dhe shpresa jonë është tek ata. Nuk kemi lënë shkollë pa ndërtuar, me standardet më inovative, standardet më të reja, si gjithë shtetet evropiane në këtë kohë bashkëkohore”.
Kundër kandidat i tij në Vrapçisht do të jetë kandidati i pavarur Zulhajrat Demiri, i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe ASH-ja e Selës.
Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur
“Pjesëmarrja e gjerë dhe energjia pozitive dëshmuan unitetin dhe besimin e qytetarëve në vizionin tonë për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më afër nevojave të tyre. Ky shtab do të jetë vendi ku do të dëgjohet çdo zë dhe ku do të ndërtohet bashkë e ardhmja jonë e përbashkët”.
Fushata ka nisur edhe në Qendër Zhupë, ku ka vetëm një kandidat për kryetar komune – Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve.
Ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë, ka dy kandidatë, Oner Jakuposki i mbështetur nga koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Anes Ahmeti i Lidhjes Social Demokrate. Emine Ismaili – Luzha /SHENJA/

