Zbardhet vjedhja e rëndë në Gostivar – privohen nga liria tre persona, gjenden para dhe ar i vjedhur

Zbardhet vjedhja e rëndë në Gostivar – privohen  nga liria tre persona, gjenden para dhe ar i vjedhur

Më 20.12.2025, në ora 18:20, zyrtarë policorë nga NJPB Gostivar, për shkak të dyshimit të bazuar se më 14.12.2025 kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në pronësi të F.M. (58) nga Gostivari, gjatë së cilës janë marrë para dhe stoli ari në vlerë rreth 65.000 euro, i kanë privuar nga liria A.Z. (24) dhe M.Z. (27), të dyja nga Gostivari. Më pas, nga liria është privuar edhe N.I. (24) nga Tetova.
Të njëjtën ditë, me urdhër paraprak gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e A.Z., ku janë gjetur dhe me procesverbal janë sekuestruar pjesa më e madhe e parave dhe stolive të arit të vjedhura, të cilat do t’i kthehen pronarit.
Personat e shoqëruar janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

MARKETING