Kosova vendos regjim vizash për Fixhin
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Fixhit.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Ekzekutivit dhe është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Kosova ka regjim pa viza me 17 shtete që ndodhen në listën e vendeve të BE-së. Për të siguruar një menaxhim të rregullt të emigracionit, Republika e Kosovës synon harmonizimin e plotë të politikës së saj me atë të BE-së, duke filluar nga viti 2025”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Vendosja e regjimit të vizave është pjesë e përpjekjeve për të siguruar kontroll të rregullt të emigracionit dhe për të ruajtur standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë.

