MPB: Kallëzime penale për gjashtë shoferë nga Tetova, transportonin udhëtarë pa licencë përkatëse

MPB: Kallëzime penale për gjashtë shoferë nga Tetova, transportonin udhëtarë pa licencë përkatëse

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se të mërkurën në periudhën nga ora 11:00 deri në 13:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë zbatuar një kontroll aksion për zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve, të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga K.I. (67) nga fshati Kamjan i Tetovës, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, është konstatuar se kryen transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë të lëshuar nga organi kompetent.

Gjithashtu, në rrugën “Iliria” në Tetovë janë hasur pesë shoferë duke kryer transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencë për transport publik të lëshuar nga organi kompetent. Është konstatuar se H.K. (48) nga Tetova, i cili drejtonte automjetin “Touran” me targa të Tetovës, kryente transport publik pa licencë, si dhe E.M. (49) nga Tetova i cili drejtonte automjetin “Golf” me targa të Tetovës, B.R. (71) nga fshati Bërvenicë i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Hyundai” me targa të Tetovës, A.D. (22) nga fshati Falishë i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Mercedes” me targa të Tetovës dhe F.B. (51) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Golf” me targa të Tetovës.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë kallëzimet përkatëse sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Gjatë ditës së mërkurë në zonën e SPB Tetovë, është zbatuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 32 shoferë për parkim të parregullt, ndërsa 18 automjete janë ngritur me automjetin special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 27 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

MARKETING