Sirianët festojnë përvjetorin e rënies së regjimit të Assadit me një tubim masiv në Hama

Sirianët festojnë përvjetorin e rënies së regjimit të Assadit me një tubim masiv në Hama

Mijëra sirianë gjatë pasdites së djeshme janë mbledhur në Hama, duke brohoritur sloganin “Siria e lirë” dhe duke kënduar këngë revolucionare për të shënuar përvjetorin e parë të rënies së regjimit të partisë Baath, raporton Anadolu.

Demonstrata shënon përvjetorin e parë të revolucionit të 8 dhjetorit, megjithëse shkalla e shkatërrimit në të gjithë Sirinë mbetet tronditëse.

Regjimi i Partisë Baath, që ka qenë në pushtet që nga viti 1963, përfundoi kur lideri i Sirisë për pothuajse 25 vjet, Bashar al-Assad, u arratis në Rusi në dhjetor të vitit 2024.

Një administratë e re e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa u formua në muajin janar.

MARKETING