Rusia paralajmëron BE-në: Sekuestrimi i aseteve tona mund të bëhet shkak për luftë
Rusia paralajmëroi sot se nëse Bashkimi Evropian (BE) vendos të sekuestrojë asetet e saj të ‘ngrira’ mund ta shohë atë si një “casus belli”, një term latin që do të thotë “shkak për luftë”, transmeton Anadolu.
Në deklaratën në platformën mediatike ruse MAX, zëvendës sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev tha: “Nëse BE-ja e çrregulluar ende përpiqet të vjedhë asetet ruse të bllokuara në Belgjikë duke lëshuar të ashtuquajtur kredi dëmshpërblimi, veprimet e tilla sipas ligjit ndërkombëtar mund të kualifikohen si një lloj i veçantë ‘casus belli’, me të gjitha pasojat që vijnë për Brukselin dhe vendet individuale të BE-së”.
“Dhe pastaj kthimi i këtyre fondeve mund të ndodhë jo përmes një gjykate, por përmes dëmshpërblimeve aktuale, të paguara në natyrë nga armiqtë e mundur të Rusisë”, shtoi Medvedev.
Medvedev shërbeu si president i Rusisë në periudhën 2008-2012 dhe është i njohur për deklaratat e tij provokuese.

