Zelenskyy: Plani 20-pikësh me SHBA-në “nuk është përfundimtar”, pret sinjale nga bisedimet në Rusi

Zelenskyy: Plani 20-pikësh me SHBA-në “nuk është përfundimtar”, pret sinjale nga bisedimet në Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se plani 20-pikësh i zhvilluar nga negociatorët ukrainasë dhe amerikanë në Gjenevë dhe më vonë i rafinuar në Florida është ende i paplotë dhe se Kievi po pret sinjale nga pala amerikane pas takimit të saj me zyrtarët rusë, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Dublin me kryeministrin irlandez, Michael Martin, Zelenskyy tha: “Tani ka 20 pika që u përpunuan në Gjenevë, të cilat u finalizuan në Florida. Disa gjëra ende duhet të përpunohen nga ajo që pashë”.

Ai tha se Ukraina pret përditësime të menjëhershme nga delegacioni amerikan pas bisedimeve të planifikuara në Rusi.

“Do të ketë një takim të delegacionit amerikan në Rusi, ne do të presim sinjale të përshtatshme prej tyre. Ata duan të na raportojnë menjëherë pas takimit të tyre. Mendoj se hapat e ardhshëm dhe të mëtejshëm varen nga këto sinjale, çfarëdo qofshin ato. Hapat do të ndryshojnë gjatë gjithë ditës, madje, mendoj, çdo orë”, tha Zelenskyy.

Ekipi negociator i SHBA-së, i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff dhe këshilltari presidencial, Jared Kushner, mbërriti në Moskë më herët gjatë ditës për bisedime që synojnë përfundimin e luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me dy të dërguarit pas orës 5 pasdite me kohën lokale të Moskës, pa asnjë zyrtar tjetër amerikan të pranishëm përveç një përkthyesi.

Ai tha se diskutimet do të përqendrohen në një zgjidhje të konfliktit, duke përfshirë propozimet e fundit të Washingtonit.

MARKETING